Deputeti i Qarkut të Shkodrës, i cili u fut në Kuvend nën siglën e LSI-së, Agron Çela, pak ditë më parë, braktisi partinë e Ilir Metës për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Kjo lëvizje erdhi në prag të zgjedhjeve lokale, ku Rama kërkon të thyejë dominimin e të djathtë në kryeqendrën e veriut.

Pas një foto selfie, ku shfaqej Elisa Spiropali, Benet Beci dhe Agron Çela, së fundmi, në rrjet po qarkullon edhe një video ku ata shfaqen duke kërcyer në një festë.

Madje, këngëtarja i kushton disa vargje edhe Spiropalit.

“Bilbila paqe, gjyle sa e bukur je. Hajde. Opa. Hajde Tirana hajde, bravo… O paske qenë, Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”.

Kaq ka mjaftuar dhe situata është bërë edhe më relaksuese dhe Çela e ka ftuar Spiropalin të kërcejë me të.