Barcelona fitoi 0-1 me Gironën në transfertë për javën e 19 në La Liga. Derbi katalanas u vendos nga goli i Pedrit, me djemtë e Xavit që vijojnë të jenë në krye të renditjes.

Do duhej minuta e 61 e ndeshjes që Barcelona të gjente golin me vlerën e tri pikëve pas një aksioni model me pasa dhe një lojë tiki-taka.

Megjithëse Girona luajti shanset e saj, rastet te vendasit nuk u shfrytëzuan. Barcelona shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e parë të La Liga, gjashtë pikë më shumë se Real Madrid (një ndeshje më pak). Girona me 21 pikë gjendet në vendin e 12-të.