Un post tratto dal profilo Instagram Pizza Hut +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO' ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L'AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++

Hut, zinxhiri i famshëm amerikan i picave ka vendosur të festojë rikthimin në treg të ‘Big New Yorker’-it të saj – një picë e madhe me djathë dhe ‘Pepperoni’ sallami pikante shumë i njohur në SHBA) – duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, me picën më të madhe të bërë ndonjëherë.

Pica me djathë dhe ‘pepperoni’ ishte rreth 1300 metrash katrorë në një hangar në Los Anxhelos.

Kështu shkruan CNN, duke shtuar se një zyrtar i Guinness konfirmoi se është një rekord i të gjitha kohërave.

Puna nisi të mërkurën dhe mbaroi të premten. Punonjësit hapën në fillim brumin, më pas vendosën salcën e domates, pastaj sallamin. Në total, kishte 6,193 kilogramë miell, 2,244 kilogramë salcë, pak më pak se 4,000 kilogramë djathë dhe 630,496 feta sallam, sipas një njoftimi të Pizza Hut.

CEO i kompanisë, David Graves tha se 68,000 fetat në të cilat ishte prerë pica nuk do të shpërdorohen, por do t’u dhurohen kuzhinave që ndihmojnë ata në nevojë në Los Anxhelos. Rekordi i mëparshëm, kujton CNN, i përkiste prodhuesve romakë të picave, të cilët në vitin 2012 krijuan picën kolosale Ottavia, 1261.55 metra katrorë dhe pa gluten, në një pavijon të Panairit të Romës.