Situata e Juventusit me Federatën Italiane të Futbollit, ka qenë një nga temat kryesore në shtetin italian. Por deri më tani, UEFA ka heshtur rreth dënimit që mori “zonja e vjetër” me heqjen e 15 pikëve në klasifikimin e Serie A.

Në krye të UEFA-s, është presidenti Aleksander Ceferin, një nga kundërshtarët e Juventusit të Agnellit. Megjithatë numri një i UEFA-s, duket i gatshëm t’i shtrijë dorën klubit italian.

Kjo pasi nga presidenca e bardhezinjve nuk është më Agnelli, por një president i ri. Kushti i vetëm që Ceferin ka, është tërheqja zyrtare e Juventusit nga projekti i Superligës, i planifikuar me Real Madridin dhe Barcelonën.

Megjithatë nuk do të thotë se Juventusi mund t’ia hedhë kaq lehtë. Në rast se Federata Italiane e Futbollit konfirmon dënimin për sa i përket fitimeve kapitale, atëherë bardhezinjtë do ta kishin të vështirë për të marrë pjesë në kupat e Europës.