Nga Artan Xh.Duka

Kush më shumë e kush më pak, të gjithaqeveritë e pas 90-s kanë “gishtin” e tyre nëdramën e tranzicionit shqiptar e “litarët” e panumërt të tij.
U nis dhe u bitis keq, jo njëherë por dyherë nga qeverisjet “zjarri” të PD por ndërkohëedhe qeverisjet “zjarrfikësi” të PS zhgënjyen jo pak. Si me mefshtësië për të vënë gjërat në vënd, si kur u bëpak dhe vonë, si kur thelluan padrejtësitë duke i ligjëruar ato(tapitë në kurriz të pronarit historik, diferencimet në shoqërietj) etj.

E megjithatë, nëse duhet veçuar një qeveri që përtejproblemeve të mësipërme me të shkuarën, mund t’i thuhetsadopak “punë mbarë” është kjo e sotmja. Jo se po bën çudirapor thjesht se po ndjek ritmin e kohës ndërkohë që standarti iqeverisjeve të mëparshme ishte ku e ku më poshtë. E thënëkjo, sërisht qytetari meriton më shumë. Votuesin nuk duhet tëmirret i mirëqënë duke provokuar deri arrogancë, dorë të lirëdhe kuturisje përtej manifestit zgjedhor.

Për demokracinë dhe shoqërinë është jetik ndërrimi nëpushtet. Si për të mirën e përgjithshme ashtu edhe për tënxitur vetë ndërrimin brënda partisë. E ardhmja demokratikenuk ka nevojë për shëmbuj të udhëheqësve “Papë” që marrin“besën” e ndjekësve e shkurajojnë me dekada të renë derisakur hapin krahun, lënë pas parti fantazma dhe pasardhës qëpavarësisht meritave personale, me apo pa vënd shihen si“hija” e zgjatur e tyre në to.

Por, ndonse PS është në mandatin e tretë rrjesht, sërishtndërrimi politik duket ende mision i pamundur. Jo vetëm përmeritë tëqeverisë Rama që ende nuk po dehet nga arritjet pormban ritmin e “vrapon” garën pa rival, ashtu edhe zallamahisëbrënda tendës opozitare.

Që t’i dilet Ramës, duhet krijuar pritshmëria në publik se vëndi mund dhe duhet të qeveriset më mirë dhe se qeveria“hije” dhe drejtuesi i saj i kanë këllqet e integritetin për këtëgjë.

Përtej platformave elektorale partiake që kanë mjaft tëpërbashkëta si prej problematikave të ditës e zgjidhjevestandart për to, synimit të njëjtë drejt BE apo ndikimit të tëtretëve (SHBA, FMN etj), dallimi mbetet ekipi dhe drejtuesi itij (integriteti, stili e krijimtaria në komunikim etj) dhereflektimi korrekt ndaj së shkuarës.

Një opozitë që bazohet tek fryma apo takëmi i shkuarështë e humbur pa u futur në garë. Kundërshtarët përballë sot në PD, sërisht kanë të përbashkët të shkuarën problematikedhe mungesa e reflektimit real, i bën njësoj më pak tëpabesueshëm e më pak të pavotueshëm.

Distancimi nga një politikan non-grata i grupit pro “perëndimor” në PD duhet të jetë distancim edhe ngaproblematika e qeverisjeve të PD si trashëgimi e tij. Besimi izgjedhësve fitohet nëse reflektohet ndaj strategjive e praktikave të së shkuarës 30 vjeçare, ka rikthim tek deviza“T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe dalinprotagonistë të rinj të papërlyer e të papërfolur me tranzicionin famëkeq.

Sa kohë kjo nuk ndodh dhe ndërkohë nuk del as dhe njëparti e re për këtë mision, aq kohë vëndi privohet nga ndërrimipolitik dhe e ardhmja mbetet gjatë monopol i vullnet të mirëtë Edi Ramës.

Çelsi i suksesit që bart e shkuara

Për të rivalizuar PS, PD (apo një parti e re), duhet tëpozicionohet në qëndër të spektrit zgjedhor. Vetë PS, përtej“etiketës” së majtë, nuk është më parti mirëfilltazi e tillë pornjë parti gjithëpërfshirëse në elektorat (nga respekti e vëmëndja ndaj luftës, shtresave në nevojë, shërbimet publikeetj tek privatizimet, mbështetja tek biznesi i madh, rehabilitimi i figurave nacionaliste të së shkuarës e plotreforma të djathta që kaluan me më pak reagim sepse u ndërmorrën nga një qeveri e “majtë”). Apeli opozitar duhet tëjetë po i tillë, duke vlerësuar të gjitha vlerat e aspiratat pa dallim në shoqëri.

PD apo një parti e re, duhet të heqë dorë nga vështrimibardhë e zi i së shkuarës. Qëndrimi realist ndaj LANÇ, protagonistëve të saj, nderimi i dëshmorëve, respektimi i 29 nëntorit etj janë një hap më tej në fitimin e besimit tëshumicës.

LANÇ vazhdimisht përcakton fituesin në politikë. Me tëu lidh shumica e popullit dhe fitimtarët e djeshëm dhe brezatmë pas, mirëpresin gjithmonë politikën që nderon vlerat e sajdhe kjo shumicë shfaqet edhe pas kaq dekadave në kutitë e votimit. Nderimi i luftës dhe respekti ndaj figuravenacionaliste të denigruara padrejtësisht nuk përjashtojnë njëra-tjetrën por thjesht dëshmojnë një kut të vetëm në vlerësimin e kontributit patriotik.

Me qëllim rritjen e interesit në elektorat, PD duhet tërishikojë edhe qëndrimin ndaj punës dhe mundit të brezave tëtërë në monizëm duke vlerësuar punën e ndershme njësoj, qoftë ky ish-disident, qytetar i thjeshtë apo ish-komunistkorrekt. Anatemimi ideologjik që përgojon e fut gjithshka në“thes” fyen shumicën e atyre që përpara se të besonin nëideologji, besonin në atdhedashuri dhe kontribuan e punuan samundën për të.

Parti e qëndrës me shumicën pas

PD duhet të jetë streha e të gjithëve duke ofruar apelin e kohezionit social si dikur me parullën “Të gjithëbashkëfajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”. Ndjeshmëria qytetarepër vlerat e së shkuarës nuk ka pse të “peshkohet” vetëm ngaPS dhe identiteti PD nuk pështjellohet nga ky rishikim ihistorisë (aq sa nuk u pështjellua edhe identiteti i PS kur nëkrye erdhi Rama, dikur zë në PD dhe që ka optikën e tij nëqëndrimin ndaj së shkuarës).

Realizmi ndaj së shkuarës dhe apeli i kohezionit i heq“eskluzivitetin” PS rreth saj dhe fillon e zgjon realisht interese besim tek PD nga shumica në këtë vend që përtejmirëqënies, vlerëson po aq edhe respektin ndaj asaj që ajonderon.

Manifestet zgjedhore ndoshta mund të mos ndryshojnëshumë (shteti i madh apo i vogël, taksa të larta apo të ulta etj, idikton shpesh koha). Dhe sa kohë e kaluara rivlerësohet siduhet, i vetmi dallim mbetet përkushtimi, transparenca, zbatimi ligjit në qeverisje dhe talenti e krijimtaria nëprezantim e zbatim. Qoftë PD apo një parti e re e këtillë, me një ekip me integritet, me një qëndrim realist ndaj së shkuarësdhe projekte e ritme ambicioze për të ardhmen do të ishte njëparti e të gjithëve dhe do të votohej nga shumica në këtë vënd.

Optika ideologjike e mirëfilltë ndaj së shkuarës të lëgjatë në opozitë. Partitë evoluojnë dhe partitë e kohës nëperëndim janë gjithëpërfshirëse të qëndrës, sikurse është vetëshoqëria dhe pritshmëritë e saj. E majta dhe e djathta nuk janëvlera statike por që evoluojnë mes brezave, tek vetë individigjatë jetës së tij dhe në vetvete formojnë të tërën që politika e ka për detyrë t’a dëgjojë e t’i shërbejë.

PD duhet të kapërcejë “ylberin” për të ardhur në pushtet. PS e ka bërë. PD nuk mund të vijë vërdallë pafund në“rrethrrotullim”. Duhet të zgjedhë rrugën për më tej. E nëse e zgjat, me shumë gjasa PS ende në qeverisje mund të kryejëndërkohë ndërrimin brënda rradhëve duke e lënë PD sërisht në opozitë.