Çështja Nicolo Zaniolo vijon të mbetet pezull në Romë . Pas deklaratave të rënda të Mourinhos edhe tifozët verdhekuq shfaqën hapur zemërimin e tyre për këtë çështje duke e sulmuar ashpër lojtarin.

“Zaniolo tradhtar, m… pa nder! ” shkruhet në një pankartë të varur gjatë natës nga disa mbështetës të Romës në urën përballë Koloseut. Një gjest që vërteton përfundimisht ndarjen mes ultrasve dhe numrit 22 të romëve .

Prej rreth një muaji lojtari ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar nga klubi, duke dëmtuar menjëherë marrëdhënien me të gjithë ambientin e klubit dhe duke e vënë në një situatë shumë të vështirë sulmuesin.

Pas tërheqjes së Tottenhamit dhe Milanit , i vetmi klub i interesuar konkretisht për Zaniolo ishte Bournemouth, të cilin sulmuesi e refuzoi.