Filmi legjendar Titanic do të rikthehet në kinema në shkurt për të shënuar 25-vjetorin e shfaqjes së tij. Filmi i James Cameron që bëri historinë do të shfaqet këtë herë në një version të rimasteruar 3D 4K HDR dhe shpejtësi të lartë të kuadrove nga 10 shkurti 2023.

Me rastin e këtij fakti, u publikua një poster i ri me protagonistë sigurisht Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Në dramën shumë të pëlqyer, aktorët luajnë Rose Dewitt Bukater dhe Jack Dawson, të cilët pozojnë të përqafuar në poster. Mirëpo, bota nuk është fokusuar aq shumë tek fakti se një nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave po rikthehet 25 vjet më vonë dhe në një version të rinovuar, por diku tjetër: te flokët e Kate Winslet.

Duket qartë se diçka ka shkuar shumë keq në photoshop-in e posterit të ri, si pasojë edhe flokët e protagonistes janë të ndryshme nga secila anë. Kaçurrela dhe të mbledhura nga e majta, drejt dhe të lirshme nga e djathta.

Disa kanë argumentuar se kjo është një referencë për të dy anët e Rose, e ndrojtur me kaçurrela dhe të drejtat tregojnë se ndjehet e çliruar nga momenti kur u takua me Xhekun. Këto janë thjesht supozime, por nuk që nuk justifikojnë punën e dobët të bërë në poster.

Twitter, natyrisht, nuk kaloi pa u vënë re nga flokët e “çuditshëm” të protagonistit në poster.