Bardheblutë triumfuan në miqesoren ne Selman Stermasi ndaj Tërbunit me rezultatin 2-0.

Golat e Tiranës u shënuan nga Redon Xhixha dhe Dijar Nikqi ndërsa tashmë vëmendja e kampionëve në fuqi të kampionatit kalon nga Superiorja ku më datë 13 janar udhëtojnë për në transfertën e Laçit.

Aktualisht, Tirana është në vend të dytë me 25 pikë, katër më pak se Partizani kryesues.