Shqipëria kaloi prej një prej diktaturave më të egra të Europës, kjo edhe për shkak të nivelit të lartë të injorancës së atyre që morën drejtimin e vendit fill pas Luftës së Dytë Botërore.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga statistikat, ku sipas faqes “Albanian Stats”, 18% e anëtarëve të Partisë së Punës që drejtonte vendin në vitin 1948 ishte komplet pa asnjë nivel arsimor.

Ndërkohë, 68 për qind e tyre kishin vetëm shkollën fillore. 12 për qind e tyre kishin 1-4 vite shkolle gjimnaz, ndërsa vetëm 3 për qind kishin një nivel shkollimi pak më të gjatë.