Dashi: Fjalë dhe debate parashikohen për të lindurit e Dashit në këtë fillim shkurti. Pakënaqësitë e bartura që nga janari kanë krijuar përçarje me disa njerëz të afërt. Mos e shtyni më tej, është koha për të kërkuar sqarime para se të jetë tepër vonë. 2023-shi pritet që të jetë një vit i ngarkuar dhe i mbushur me ngjarje, aq sa rrezikoni të rralloni kontaktet me njerëzit.

Demi: Një qiell i qeshur u sjell fat të lindurve në shenjën e Demit. Yjet ju mbështesin, sidomos Hëna, është koha e duhur për të ndryshuar rutinën. Kërkoni një stimul të ri, një ndryshim që ju bën të rriteni dhe të dëshironi diçka më shumë. Mbani sytë hapur edhe nga pikëpamja sentimentale, përfitoni nga kjo periudhë pozitive.

Binjakët: Të lindurit në shenjën e Binjakëve do të marrin frymë të lehtësuar. Venusi nuk do ta eklipsojë shenjën tuaj për momentin. Përfitoni nga kjo për të vendosur rregull në jetën tuaj dhe përpiquni të kuptoni se në cilin drejtim dëshironi të shkoni. Mundohuni të jeni më të sinqertë, si me veten ashtu dhe me njerëzit me të cilët dëshironi të afroheni.

Gaforrja: Ditët në vijim do të jenë disi të mjegullta për të lindurit në shenjën e Gaforres. Disa dyshime jua errësojnë gjykimin, veçanërisht në dashuri, ku thashethemet rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhënien tuaj. Mos bini pre e xhelozisë dhe paranojës, mësoni të besoni dhe flisni hapur me partnerin. Shprehni shqetësimet tuaja, por mos akuzoni pa arsye.

Luani: Kjo do të jetë një javë e tensionuar për të lindurit në shenjën e Luanit. Kohët e fundit keni qenë në stres të madh. Kushtet rrethanore ju lodhin edhe më shumë, por s’keni ç’bëni, duhet të duroni. Ndjeni nevojën e fortë që të gjeni ngushëllim te dashuria, të kërkoni mbështetjen e partnerit. Përndryshe, angazhohuni me projekte të reja.

Virgjëresha: Tregoni kujdes të madh në punë në ditët në vijim. Jini të përpiktë dhe të vëmendshëm, gati për të shmangur pengesat e bezdisshme dhe për të zgjidhur shpejt çdo problem që ju del përpara. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Vetmia në dashuri alternohet me efikasitetin në punë. Kërkoni siguri dhe dashuri të reja, por mos u dëshpëroni: Venusi do t’ju çojë në rrugën e duhur.

Peshorja: Ditë të turbullta parashikohen për të lindurit në shenjën e Peshores. Pavendosmëria në punë dhe në familje do të bëhet burim konfliktesh dhe shqetësimesh. Do ta gjeni veten të përfshirë në mes të debateve, pavarësisht nga dëshira juaj për të vendosur ekuilibrat. Qartësia dhe kompromisi janë çelësi i bashkëjetesës, madje dhe mes njerëzve të vështirë.

Akrepi: Këtë javë do t’i merrni vendimet duke u bazuar në ndjenja. Nuk mund t’i shmangeni dashurisë, kudo që të shkoni do të përjetoni ndjesi të reja emocionuese. Nuk mund ta shtyni më një vendim. Të paktën një herë, dëgjoni zemrën dhe jo arsyen. Pavarësisht vështirësive që do të hasni në ditët e para të javës, situata do të përmirësohet.

Shigjetari: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë vendosur në vijën e nisjes, gati për sprint. E keni të pamundur të qëndroni në një vend. Në vend që të pushoni, parapëlqeni të gjeni mënyra të reja për të shprehur idetë tuaja. Nëse ndiheni të frenuar, bëni një analizë të vetvetes, mos u mbyllni në vete, por shprehini emocionet tuaja dhe gjërat që ju shqetësojnë.

Bricjapi: Muaj i ri, kësmet i ri për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Ju mërziteni shpejt dhe keni gjithmonë një plan për të rregulluar çdo aspekt të jetës tuaj. Përfitoni nga këto ditë për të kapur fluturimthi disa mundësi të reja që do t’ju ofrohen. Ndoshta një punë e re ose stili i jetesës që ju intrigon kaq shumë është zgjidhja e duhur për ju.

Ujori: Të lindurit në shenjën e Ujorit janë të lodhur nga përditshmëria. Dëshironi diçka që t’ju shkundë nga rutina, që të sjellë pak gjallëri në jetën tuaj. Një i njohur i vjetër mund t’ju ofrojë diçka interesante, qoftë dhe të përkohshme. Kërkoni një rrugëdalje për situatën në të cilën ndodheni, përndryshe zhgënjimi do t’ia lërë vendin rebelimit.

Peshqit: Re stuhie në dashuri për të lindurit në shenjën e Peshqve. Nuk mund të mendoni se me një gur mund të vrisni dy zogj. Prisni që gjërat të qetësohen, përpara se të veproni. Në shkurt do ta keni më të lehtë që të afroheni me partnerin. Edhe në aspektin profesional do të hasni në situata të vështira. Tregohuni tolerantë, por mos hiqni dorë nga idetë tuaja. Nuk keni gënjyer, as nuk keni gabuar dhe është e drejtë që këtë t’ua bëni të qartë të tjerëve.