Ermira Selimi është një student shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka ndërmarrë një iniciativë të vyer për të hapur një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit.

Ajo dëshiron të prezantohet si një studente e thjeshtë, e cila po lufton për mbrojtjen e gjuhe shqipe në qytetin e alfabetit shqip, prandaj është është kthyer në personazhin e ditës në trevat shqiptare.

Ermira ka marrë vëmendjen e popullit të Maqedonisë dhe Shqipërisë duke treguar që ka ende një përfaqësim shqiptar në atë shtet dhe për më tepër interes për dije dhe për rrënjët shqiptare.

Manastiri është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet në pjesën jugore të vendit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar alfabeti shqip. Qyteti është një qendër administrative, kulturore, industriale, komerciale, dhe edukative.