Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar, ku kanë mbetur të vdekur 20 besimtarë dhe 96 të plagosur.

Një përfaqësues i spitalit Lady Reading tha se disa janë në gjendje kritike.

Shpërthimi ndodhi në një xhami ku një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për t’u lutur, tregoi zyrtari i policisë Sikandar Khan.

“Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe shumë njerëz besohet se janë shtypur ,” shtoi Khan.

Një foto e publikuar në mediat lokale tregon njerëz të mbledhur rreth një muri të shembur të xhamisë.