Pasagjerët që udhëtonin në metronë e Londrës u zhveshën pjesërisht për të festuar ditën e udhëtimit pa pantallona në metro. Tradita u rikthye pasi kishte ndaluar për shkak të pandemisë. Qindra udhëtarë gjate te dielës u bashkuan në argëtimin ‘dita pa pantallona’, e cili fillimisht filloi në anën tjetër të Atlantikut në Nju Jork 20 vjet më parë. Linja e metros Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona, me qindra njerëz që udhëtonin me të brendshme. Ata u panë pa pantallona ,të veshur me çorape e xhaketa, të gatshëm edhe për të shkrepur foto. Kjo traditë është pjesë e udhëtimit mbarëbotëror No Pants Subway Ride, i cili filloi në Nju Jork në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete anembanë globit. Tradita e çuditshme u krijua në 2002 ne Neë York nga Improv Everyëhere, një grup komedian. Misioni filloi si një shaka e vogël me shtatë djem dhe është shndërruar në një festë ndërkombëtare të marrëzisë, me dhjetëra qytete në mbarë botën që marrin pjesë çdo vit.