Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq, mbrëmjen e së martës, në premierën e komedisë së re të aktorit “Mabe I Do”, në New York.

73-vjeçari dukej më i dashuruar se kurrë pranë publicistes, e cila është 30 vite më e vogël se ai.

Alejandra Silva dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq, ndërsa ylli i Hollywood qëndroi pranë saj i veshyr me kostum të zi.

Kjo është një dalje e rrallë në publik për çiftin, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe priren të mbajnë një profil mjaft të ulët.

Richard luan së bashku me Emma Roberts dhe Diane Keating në komedinë e re romantike Maybe I Do, e cila do të dalë në kinema më 27 janar 2023.

Alejandra dhe Richard kanë dy djem të vegjël, Alexander, tre vjeç, ndërsa fëmijës së dytë nuk ia kanë bërë emrin publik.

Aktori i Pretty Ëoman nuk ka asnjë rrjet social, ndërsa gruaja e tij ka Instagram, por nuk publikon foto të fëmijëve të tyre.

Çifti nisën lidhjen në vitin 2014 dhe u martuan në 2018.

“Jam shumë i dashuruar… çdo mëngjes ai pyet: “Çfarë do të të bënte të lumtur sot?” Çfarë ka më romantike se një burrë që kompozon këngë për ty çdo ditë?’”, tha ajo për People në një intervistë në maj 2018.

Richard ka qenë i martuar dy herë më parë, fillimisht ishte një lidhje të shkurtër me Cindy Crawford nga 1991-1995, përpara se të martohej me Carey Lowell në 2002, me të cilën u nda 14 vjet më vonë.

Ai dhe Carey kanë së bashku një djalë, Homer, 22 vjeç. Ndërsa Alejandra është gjithashtu nënë e djalit Albert, i lindur në vitin 2012, me ish-bashkëshortin Govind Friedland.