Prodhuesit e ekselencës tradicionale tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale dëshmitë e eskpertëve të ushqimit dhe vetë prodhuesve mbi përfitimet që sjell certifikimi i produkteve.

Puna për identifikimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësor dhe ushqimore ka filluar vite më parë, por miratimi i ligjit dhe akteve nënligjore për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore i hapën rrugë njohjes dhe certifikimit të tyre me tre sisteme krysore të përafruara me BE-në si treguesi gjeografik, emërtimi i origjinës dhe specialiteti tradicional i garantuar.

Deri më sot është bërë identifikimi i mbi 40 produkteve që kanë potencialin për t’u certifikuar shumë shpejt.