Në një intervistë për rrjetin amerikan ABC , kreu i shërbimeve sekrete të Ukrainës, Kirlo Budanov, tha se Vladimir Putin do të vdesë shumë shpejt, pasi vuan nga kanceri.

Zyrtari i lartë ukrainas nuk është i pari që pretendon diçka të tillë pasi të njëjtën gjë ka raportuar edhe një agjent i Shërbimit Informativ Danez për mediat britanike.

Ai deklaroi se presidenti rus Putin vuan nga dhimbje kronike, ndërsa kjo shpjegohet me pamjet që e tregojnë atë duke kapur fort objektet përreth për të mbajtur veten. në disa dalje publike.