Tashmë çdo frigorifer ka vendin e posaçëm për vendosjen e vezëve dhe nuk e mendojmë gjatë se ku duhet t’i vendosim, pasi teknologjia na e ka zgjidhur vetë këtë.

Por, sipas ekspertëve, nuk është vendi i duhur. Ata argumentojnë se dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes.

Vendosja e vezëve në derën e frigoriferit mund t’i ekspozojë ato në temperatura të luhatshme kur hapni dhe mbyllni derën gjatë gjithë ditës. Kjo, nga ana tjetër, i bën ato të prishen më shpejt.