Mësuesi i fizkultures, Kleanth Laçi, që u dhunua tri ditë më parë ka përfunduar në prangat e policisë. Dy nxënëse të shkollës ku punonte e kanë denoncuar atë për ngacmim seksual.

Ai akuzohet për dëshmi të rreme dhe për ngacmim seksual të nxënëseve.

Në pranga ka përfunduar edhe një nga autorët që ka ushtruar dhunë ndaj tij, 29-vjeçari Alvi Gumeni.

Ai shkoi vetë në polici ku denoncoi rastin dhe pas dëshmisë u arrestua. I riu deklaronte se arsimtari i kishte ngacmuar seksualisht motrën dhe për këtë arsye ishte kthyer nga emigrimi.

Policia është në kërkim edhe të dy personave të tjerë që u përfshinë në ngjarje. Dhuna ndaj Kleanth Laçit u regjistrua pasditen e 16 janarit në vendin e quajtur “Zona Industriale” në Tepelenë.

Mësuesi u mor në makinë dhe më pas u godit me grushte. Pas ngjarjes, ai përfundoi në spital ku ndodhet prej tri ditësh. Ishin familjarët e tij që denoncuan dhunën në polici.

Vetë mësuesi deklaroi edhe në media se nuk i njihte autorët që e kishin goditur. Pas arrestimit, Zyra Arsimore në Tepelenë ka pezulluar nga detyra arsimtarin.