Presidenti i Republikës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim.

Gjithashtu theksoi se sakrifica e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të harrohet. Në fjalën e tij Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën që aleatët dhanë në sulmet kibernetike.

Kreu I shtetit u ndal edhe në tensionet e krijuara disa javë më parë në Kosovë duke thënë se vendi ynë është i ndjeshëm por i matur ndaj provokimeve në Ballkan. Para ambasadorëve, Begaj e quajti Shqipërinë faktor paqeje në rajon.