Liverpuli pret në “Anfield” Çelsin në sfidën e javës së 21-të të Premier Ligës.

Të dyja skuadrat ndodhen në kushte të vështira këtë sezon dhe kështu do të bëjnë çmos për të fituar në mënyrë që të qëndrojnë në garë për Europën.

“Reds”-at e Klop kanë pësuar dy humbje radhazi në kampionat dhe për këtë arsye kanë rënë në vendin e 9-ë.

Nga ana tjetër, ekipi i Poter ndodhet një vend më poshtë me pikë të barabarta dhe vjen nga një fitore minimale përballë Kristal Palas në shtëpi.

FORMACIONET ZYRTARE:

LIVERPUL: Alison, Milner, Konate, Gomez, Robertson, Bajçetiç, Tiago, Keita, Eliot, Salah, Gakpo.

Trajner: Jyrgen Klop

ÇELSI: Kepa, Çalobah, Tiago Silva, Badiashile, Hall, Zhorzhinjo, Gallaher, Kukureja, Zijeh, Havertz, Maunt.

Trajner: Graham Poter

PANORAMASPORT.AL