Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të ndalur terrorin rus. Këtë e thotë Presidenti Volodimir Zelenski, i cili thekson se raketat Himars, të përdorura aktualisht nga Kievi kanë një rreze prej 80 km dhe nuk mund të arrijnë shumëzona të pushtuara nga rusët.

Deklarata e Zelenskit erdhi pas një tjetër sulmi raketor të Moskës ndaj një zonë banimi në qytetin lindor të Kostiantyniv ka ku mbetët të vrarë të paktën 3 persona dhe u plagosën 14 të tjerë.

Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë për të penguar agresorët dhe pushtuesit të shkatërrojnë qytetet ukrainase duke përdorur raketahedhëse të pozicionuara larg frontit të luftës.

Sipas Politiko, një grup drejtuesish ushtarak në SHBA po ushtron presion në mënyrë të heshtur tek Pentagoni në mënyrë që të aprovojë dërgimin e avionëve të luftësF-16 në Ukrainë për ta ndihmuar të mbrohet nga sulmet raketore dhe dronët e Rusisë.

Diskutimet për armatimet e rënda vijnë pak ditë pasi Gjermania dhe Amerika konfirmuan dërgimin e tankeve të betejës për Kievin në atë që Moska e konsideroi si provokim flagrant. Megjithatë kancelari Sholz u kujdes të theksonte në atë rast se nuk do të dërgonte avionë lufte dhe se nuk e donte një përshkallëzim me Moskën.

Në një intervistë dhënë për shtypin gjerman në fundjavë, numri një i Berlinit tha se do të bënte gjithçka në dorë për të shmangur që konflikti në Ukrainë të shndërrohet në një luftë të Rusisë me NATO-n. Ai tha se do të vijojë negociatat me Putin për t’i dhënë fund luftës. E menjëhershme replika e Kremlinit: “Putin ka qenë dhe mbetet I hapur për kontakte”.