Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi tha për “BalkanWeb” se pas pushimit të reshjeve prej disa ditësh situata është normalizuar, po aktualisht ne Bashkine Shkodër 1020 Ha është sipërfaqja e përmbytur.

Banorët kërkojnë të vlerësohen dëmet e tyre dhe të dëmshpërblehen, ndërsa rrugët në këtë qark janë të kalueshme.

Situata në Bashkinë Shkodër, paraqitet si me poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 ka renie me 40 cm me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me dieten e djeshme( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha
Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka renie me 55 cm , me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Nuk ka prezence uji ne oborre.
Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence ujiGrupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.