Mbrëmjen e së martës, me vendim të ”Vëllait të Madh”, modelja Kejvina Kthella u skualifikua nga loja për shkak të dhunës fizike që ushtroi ndaj këngëtarit Luiz Ejlli.

Por detaji që kanë kapur fansat është në Instagram, përpos të gjithë komenteve për skenën e gjuajtjes me shuplakë. E para, Instagrami i Luizit ka një rritje të frikshme. Një profil me 2 mijë ndjekës, sot numëron 252 mijë ndjekës. Një rekord që nuk është parë askund.

E dyta, Kejvina ndjek Luizin në Instagram. Po është e vërtetë!

E treta, nuk dihet nëse e ka bërë vetë këtë veprim modelja që pas daljes nga shtëpia, ose personat që menaxhojnë faqen e saj, e kanë bërë këtë veprim që në ditët e para të nisjes së Big Brother, kur marrëdhëniet mes tyre ishin të mira.

E katëra, pritet të shihet.