Që në ditët e para të qëndrimit në “Big Brother VIP”, Luizi ka shprehur pëlqim për Kiara Titon që me kalimin e kohës është kthyer në ndjenjë. Mirëpo sipas Oltës, mjafton që moderatorja të largohet nga shtëpia dhe Luizi do të lidhet menjëherë me dikë tjetër.

Gjatë një bisede me Kristin, aktorja është shprehur se po doli Kiara, Luizi lidhet me Tean. Nga ana tjetër Kristi ka thënë se këngëtari do lidhej me Efin.

Olta: Të të jap një skenar? Ça mendon ti se do të ndodhë me Luizin po doli Kiara nga shtëpia?

Kristi: Do lidhet me Efin

Olta: Me Tean

Kristi: Ose me Efin

Olta: Me Tean, me Tean. Me Efin nuk lidhet ai, me Tean. Do provojë shumë me Tean.