Pas Kampionatit Botëror, gjithçka tregonte se ylli argjentinas, Lionel Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij me Paris Saint-Germain dhe çdo ide se ai ishte i destinuar të shkonte në MLS në të ardhmen e afërt u zhduk.

Gjërat mund të kenë ndryshuar dhe sipas gazetarit Gerard Romero, argjentinasi nuk është më i bindur se dëshiron të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin francezë dhe kjo hap derën për një lëvizje të mundshme në MLS qoftë në merkaton e ardhshme të verës.

Messi përfundon kontratën e tij me klubin francez në qershor të këtij viti, dhe sipas Romeros, 35-vjeçari është më afër të qenit lojtar i lirë sesa të zgjasë qëndrimin e tij me skuadrën e Ligue 1.

Edhe pse prej disa kohësh çdo spekulim për një lëvizje për argjentinasin e ka lidhur atë me klubet e MLS ku Inter Miami dhe New York City FC janë raportuar si destinacione të mundshme për të, ligat e tjera gjithashtu do të ishin të interesuara për ta marrë atë.

Ditët e fundit, u zbulua se nga Arabia Saudite e duan shtatë herë fituesin e Topit të Artë pas vlerësimit të medias që shoqëroi kalimin e Cristiano Ronaldos te Al Nassr.

E gjitha kjo mund të bëhet, pas fitimit të portugezit rreth 200 milionë euro në vit, e që Messi mund të fitojë deri në 300 milionë.

Messit nuk iu rezervua një pritje madhështore nga PSG pavarësisht se u shpall fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, ndryshe nga sa ndodhi me futbollistët argjentinas në Francë. Mësohet se një ndër shkaqet që ndikon në dëshirën e Messit për të mos rinovuar, është ndikimi që Mbappe ka në skuadrën franceze.