Olta, Armaldo dhe Amos po flisnin për kohën e kaluar brenda në shtëpi. Amos tha se ata kanë vetëm 25 ditë që kanë hyrë në shtëpi, ndërkohë që Olta u shpreh se i duket sikur ka tre muaj që është futur aty.

Kjo e fundit shtoi se nëse këtë izolim mezi po e përballon me 25 ditë izolim, imagjino ta përballojë për tre muaj.

‘Nuk e shtyj dot më këtu’, tha Olta teksa po fliste me dy banorët në oborr.

Olta komentoi edhe vendimin e Big Brother për të ulur 2 mijë euro nga çmimi për çdo sharje, ofendim, dhunë verbale apo fizike brenda shtëpisë.

Sipas saj, kjo është një masë e vogël dhe se kërkon diçka më konkrete.