Pas dy orë e gjysmë sqarim, Efi dhe Olta nisën të rrëfenin histori personale. Efi i tha Oltës se ajo ka kaluar shumë gjëra në jetë, njëra prej të cilave ishte edhe ndarja nga ish i dashuri i saj tetë vite më parë.

Sipas Efit, katër vite më vonë, ajo njohu një vajzë me të cilën krijoi miqësi të mirë. Kjo e fundit u divorcua nga bashkëshorti, kishte një djalë 16 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, që mund t’i rrezikonte jetën.

Efi tha se e shihte shoqën e saj gjithmonë duke qarë dhe duke vuajtur, por një vit e gjysmë më parë, ajo mori vesh një të vërtetë për këtë miqësi, që kuptoi se ishte mashtruar nga shoqja e saj.