Ka kaluar në akuza personale, mes ish-deputetit Halit Valteri dhe Shemsi Prençit, debati në studion e Euronews Albania në lidhje me aferën e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. Ishte fillimisht ish-deputeti i cili akuzoi Prençin se paguhet nga Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij politike. Ky i fundit e mohoi një gjë të tillë dhe tha se është Valteri, ai i cili ka njollos familjen dhe ka tradhëtuar zgjedhësit duke u bashkuar me maxhorancën.

Pjesë nga debati:

Halit Valteri: Ky e ka personale më këdo që i shan pronarin!

Shemsi Prençi: Unë s’kam pronar zotëri!

Valteri: Ti ke pronar Ilir Metën zotëri, hedh kockën Ilir Meta leh ti. Nuk hedh kockën Ilir Meta nuk leh ti.

Prençi: Zotëri shiko se ti ke folur vetëm me të lehur e më të paguar.

Valteri: Unë jam shtëpi që nuk leh zotëri.

Prençi: Ti e ke turpëruar shtëpinë, se çfarë njolle i ke vendosur shtëpisë ti e dimë. Mua më njofin gjithë shqiptarët që kam kundërshtuar edhe Edi Ramën Sali Berishën në kulmin e pushtetit. Unë nuk i servilosem njeriut zotëri.