Kanë nisur punimet për poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel pamje nga kantieri i punës.

Poligoni do të jetë edhe qendra e parë edukative dixhitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi. Ky investim do të kryhet në Fushë Prezë.

“Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, njofton kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.