Napoli duket se e ka seriozisht për titullin e Serie A këtë sezon, teksa fitoi 0-2 në fushën e Salernitanës, duke marrë kështu triumfin e radhës me shumë peshë. Fillimisht, ishte di Lorenzo që finalizoi një aksion perfekt të ekipit të Spalletit në fundin e fraksionit të parë, ndërsa sapo filloi e dyta, Osimhen “vrau” ndeshjen.

Napoli shkon kështu në kuotën e 50 pikëve, në vendin e parë, 12 pikë më shumë se Milan i vendit të dytë. Salernitana gjendet në vendet e fundit dhe kërkon mbijetesën.