Jose Mourinho mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në tregun e transferimeve, këtë herë jo në rang klubesh, por për të marrë drejtimin e një ekipi përfaqësues pasi Botërori i Katarit bërë që shumë kolegë të tij të largohet apo të shkarkohen. Emri i tij u lidh fuqishëm për të pasur Santos në krye të Portugalisë, kjo ishte logjike, pasi nuk është hera e parë që “speciali” lidhjet me përfaqësuesen e vendit të tij, por kjo pistë me sa duket ka rënë përfundimisht, të paktën për momentin.

Në mënyrë surprizë, emri i Mou ka dalë në skenë si trajneri i mundshëm i Brazilit, për këtë ka menduar Carlos Alberto, ish mesfushori brazilian me të cilin Mourinho ka punuar kur të dy ishin pjesë e Portos:

“Nuk duhet ta them, por po ju jap një informacion, mbase Mourinho do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Nuk mund ta them nga e kam këtë informacion, por ai më ka kërkuar të bëhem asistent i tij te Brazili”, u shpreh Carlos Alberto duke ndezur edhe një herë diskutim rreth të ardhmes së Jose Mourinho-s i cili është nën kontratë me Romën deri në 2024.