Motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari ka reaguar për herë të parë mbi “Big Brother VIP” dhe konkretisht për situatën e Luizit.

Përmes një postim në Instastory ajo kritikon brezin, njerëzit, madje shprehet e indinjuar për të ardhmen e vendit. Gazetarja shkruan se nuk mbron apo gjykon asnjë palë, thjesht është e indinjuar për të ardhmen e vendit.

Ajo nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me lajmet që qarkullojnë prej ditësh se nuk flet me Oltën.

“Edhe sikur Luizi të masturbohet në mes të shtëpisë, opionioni sërish do ta mbështesë dhe nëse djemtë dhe vajzat pyesin prindërit e tyre se pse e bëri këtë veprim, ata do u thonë: “Sepse është çun dhe çunave u lejohet” dhe përveç kësaj, na bën për të qeshur. O ma, o ba, por ai mashtroi shumë rëndë dhe përgjigjja do të ishte: “E bëri në emër të lojës, apo sepse donte të fitonte Kiarën”…sepse me anë të mashtrimit mund t’i fitojmë ca gjëra në jetë. Dhe jeta vazhdon dhe ne jemi brezi që lejojmë historinë të përsëritet, që lartësojmë figura, afeksionohemi pas tyre dhe nuk pranojmë dot anti-vlerën e tij, vetëm e vetëm që të mos zhgënjehemi nga vetja, se kemi pëlqyer dikë që e kemi besuar (parë) si më të mirin, duke mbrojtur kështu me kokëfortësi egoizmin dhe unin tonë. Duke mos pranuar që kemi gabuar në zgjedhje. Përfundimisht, me kokën lart, se nuk duam veten tonë. Po kështu afeksionesh kemi krijuar ndër breza me të gjitha figurat politike. Tani mendoj se e kam gjetur përgjigjen e duhur të (pyetjes) së Monikës se “Çfarë është “Big Brother” në vetvete?”. Në fakt, “Big Brother” nuk tregon askënd që luan aty brenda, të cilët të gjithë janë më kushte jashtë realitetit, ku bota e tyre është ushqimi dhe “më the e të thashë” me njëri-tjetrin. Le të themi, si në periudhën para mesjetës, ku njeriu, vizionin e tij e kishte po kaq të cunguar dhe ndaj mendoj se askush nuk duhet të gjuhet me gurë për lojën e tij, pasi të gjithë ne jashtë, nuk do të dinim si të reagonim në vend të tyre. Por, “Big Brother” vë në provë e në lojë një popull të tërë, i cili ka rastin të tregojë se sa qytetari ka, se si e edukon të ardhmen, si i tregon vlerat e tij më e rëndësishmja, cila është udhëheqja që do. Nuk kam asnjë koment për lojën e banorëve, por për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Juve, mbështetësve të Luizit që do të vërshoni nga mesazhet, ju them që nuk jam për të mbrojtur një palë, apo gjykuar një palë, por jam thjesht e indinjuar për të ardhmen e vendit tim.“Big Brother” jemi ne jashtë, jo ata atje brenda”, shkruan ajo.