Disa akse rrugore në jug të vendit janë pothuajse të paqarkuellueshme, për shkak të prezencës së mjegullës dhe kushteve të këqija atmosferike.

Automjetet që kalojnë përmes akseve rrugore Tepelenë–Gjirokastër–Kakavijë duhet të ecin me kujdes për shkak të vështirësisë së krijuar nga mjegulla.
Policia iu ka bërë apel drejtuesve për kujdes të shtuar përgjatë kësaj zonë për shmangien e aksidenteve. Ndërkohë temperaturat janë relativisht të ulëta.