Ka nisur me debat Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ku deputetët e Partisë Socialiste dhe Demokratike janë përplasur për 21 Janarin.

Ka qenë komenti i Eduard Shalsit që ka nxitur debatet në Komision, i cili me ironi tha “është sikur të them unë do shohim efektet ekonomike të 21 Janarit”.

Fjalë të cilës ju përgjigje deputeti i PD, Edmond Spaho duke thënë se a herë ka zgjedhje hapet diçka për 21 Janarin.

Shalsi: Kjo është sikur ta hap unë Komisionin e Ekonomisë dhe të them shikoni efektet ekonomike të videos dhe atyre regjistrimeve të 21 Janarit

Spaho: Një vërerjete kam mos u merr me Babalen, me ata që keni nxjerr për 21 Janar. E dyta. Mësoni edhe ju nga eksperienca…

Braçe: Në gjykatë, atje do shkoni. Mezi po pres t’ju shoh.

Spaho: Çoji çojini. Sa herë ka zgjedhje, hapni ndonjë histori me 21 Janarin.