Banorët e “Big Brother Albania” komentuan banorët e edicionit të parë duke u vendosur në rolin e opinionistëve. Ata fillimisht komentuan finalistët dhe më pas dhe të tjerët.

Ndërsa banorët po diskutonin, Luiz Ejlli komentoi dhe aktoren Arjola Demiri në lidhje me lojën e saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këngëtari thotë se Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ejlli thotë se e njeh ish- bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.