Luiz Ejlli, këngëtari i njohur shqiptar, i cili është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëti, Big Brother VIP është kthyer në një nga personazhet më të dashur për opinionin publik. Që në ditët e para të hyrjes së tij në shtëpi, ai nuk ka ngurruar të shprehë simpatinë për Kiara Titon.

Moderatorja i ka kërkuar kohë Luizit, për të kuptuar nëse mes saj dhe këngëtarit mund të ketë diçka më tepër se miqësi. E gjatë kësaj jave, mes dyshes ka pasur më tepër se përqafime, por çifti kanë shkëmbyer shpesh edhe puthje në faqe.

Por sa duket sikur po afrohen, dyshja krijojnë debate të vogla me njëri-tjetrin. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa moderatorja e ka akuzuar Luizin se ai merr çdo gjë personale dhe i kërkon ta lërë të qetë në disa momente.

Kiara: E merr çdo gjë personale. Pse rri me Efin, pse nuk rri me mua

Efi: Se ka tipin vetë ashtu

Kiara: Mjaft pra, më lër i çik se kam gjërat e mia që po mendoj, kaq. Nuk dua ti flas

Luizi: Kurrë mos folsh o Zot

Kiara: Atë mos ma thuaj ti se nuk ma thua ti atë fjalë mua

Luizi: Kurrë mos më folsh mua po them

Kiara: Ka mundësi të lutem të pushosh

Efi: Mo Luiz, edhe ti mo Luiz…

Kiara: Se kjo goja të prish ty.

Luizi: Pse?

Kiara: Kur i jep gojës shumë, të prish goja, kështu që ule pak të lutem

Luizi: Ore e uli krejt unë, mute e ke