Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë. Luizi i tregoi Bjordit se e ka humbur të atin natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje.

Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”– tha Luizi.Por ai shtoi se e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti që nuk ka qenë pranë tij në momentet e fundit.

“Nga ora 11 e 20 minuta kishte dalë me kushërinjtë në një kafe, kanë qenë duke ndenjur në tavolinë dhe babai im iu ka thënë që “ka një shtrëngim.” Siç ka qenë ashtu, është mbajtur në shpatullën e kushëririt, ai e ka shtrirë në tokë dhe e ka ndihmuar derisa ka ardhur ambulanca. E vetmja gjë që më ngelur merak, është që nuk isha aty në minutat e fundit”, tha Luizi.