Mëngjesi i sotëm ka nisur me muzikë në shtëpinë e Big Brother.

Pas një kërcimi mes Luizis dhe Diolës, ka qenë Armaldo ai që është zgjuar me energji dhe ka nisur të kërcejë.

Ajo që bie në sy është se Maestro ka preferuar të mos vishet, por të kërcejë me të mbathura dhe kanatjere.

Një ndryshim i madh ky nga ditët e para kur zgjidhte të vishej serioz dhe mbante një qëndrim më të tërhequr dhe formal.

Ndërkohë që ai ka prishur edhe fjalorin, në një debat që ka pasur me Luizin ditën e djeshme.

Debati mes Armaldos dhe Luizit:

Armaldo: Po ta them dhe një herë, mua mos më thuaj çapaçul. Unë kam ardhur si Armaldo Kolgjeri.

Luizi: Ore pse të dogji ty.

Armaldo: Ore më dogje se the hajdeni çapaçula.

Armaldo: Mua në sy të të tjerëve mos më ofendo, mos më thirr çapaçul

Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

Armaldo: Kjo që bëre ti nuk është humor, është sherr. Nëse ti do sherr, unë jam gati për sherr. Nëse ti do të bësh lojën me mua dhe në sy të të tjerëve të më ofendosh dhe të më thuash çapaçul, jo ti, por nuk ka guxuar njeri të më tërheqë për hunde dhe të më thotë bëj atë. Me mua mbaj marrëdhënien si duhet nëse ke dëshirë, për ndryshe mos më fol fare dhe mos më hidh kunja poshtë e përpjetë.

Luizi: A bane batutë në mëngjes. Të thashë mendojë mirë se nuk do ta përballosh.

Armaldo: Të më ofendosh t’i mua çapaçul? Unë nuk të ofendova.

Luizi: Nuk është ofendim.

Armaldo: Unë nuk të ofendova, të thashë merre se kjo është e Kiarës.

Luizi: Po pra, ti ke kunjat e tua dhe unë të miat.

Armaldo: Le ta ndajë publiku shqiptar se kush është ofezë, ajo që të kam thënë unë ty apo ajo që më the ti mua.

Luizi: Ti ndërkohë provoje prap…

Armaldo: Nëse ti nuk pranon shaka, unë nuk bëj. Jo të më thuash mua çapaçul.

Luizi: Më thuaj nëse të kam bërë me gisht dhe të kam thënë o çapaçul, unë të ulem në gjunjë.

Armaldo: Hajdeni çapaçula. E bre me qëllim. I bën ai këto, por unë i kam bërë para këtij këto. Kur i bëja unë ai pinte mall.