Kryenegociatorja me BE-në Majlinda Dhuka në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.

‘Ne vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës. Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së. Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Europiane. Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni. Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet.’– u shpreh Dhuka.