Sot kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka realizuar një takim me vajzat dhe gratë e zonave rurale dhe të Shijakut.

Arbana shprehet: “Biseduam mbi sakrificat e tyre të përditshme, paraqitëm modele të suksesshme të vajzave dhe grave që kanë ngritur vetë një biznes, që njëkohësisht shërbejnë dhe për të frymëzuar gra të tjera.

Ishte një takim si mes miqsh, ku u diskutuan problematikat që ka secila prej tyre. Për këtë prioritet i bashkisë është të punësojmë në sektorin publik apo privat shumë gra të papuna.
Faleminderit të gjitha grave për sakrificën tuaj të përditshme për të ndërtuar një familje të shëndetshme dhe si rrjedhojë dhe një shoqëri të pasur me vlera. * Faleminderit Valbona, Roza, Ardita, Nada, Silva për modelin tuaj të suksesit.”– ka shkruar kryebashkiaku Arbana në rrjetet sociale.