Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar njëri-tjetrin çift, moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë dyshja më e përfolur dhe mesa duket më e pëlqyer në publikun shqiptar.

Së fundmi, 2 banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë pasur një diskutim me njëri-tjetrin ku Ejlli ka një kërkesë për moderatoren, të cilës që prej nisjes së spektaklit i ka shprehur vazhdimisht ndjenjat që ka kundrejt saj.

Ai i kërkon që Kiara të qëndrojë e distancuar nga banorët e tjerë, pasi nuk dëshiron që ajo të cenohet nga ata.

“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare,”- i ka thënë Luizi.