Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu optimizmin e tij për furnizimin me energji në ekonominë më të madhe të Evropës, këtë dimër.

“Ne po ia dalim këtë dimër, të gjithë po e vërejnë këtë, furnizimi me gaz nuk është ndikuar,” tha Scholz gjatë inaugurimit të terminalit të gazit natyror të lëngshëm në Lubmin në Detin Baltik.

“Nuk ka pasur krizë ekonomike në Gjermani,” vijoi më tej Scholz, duke theksuar se kjo ishte për shkak të aftësisë së qeverisë gjermane për të siguruar burime të reja gazi dhe për të prezantuar programe ndihme me vlerë miliarda Euro.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka punuar shumë për të shmangur një krizë energjetike për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës ccka e detyroi Berlinin të ndërpresë bashkëpunimin me Moskën.

Terminali Lubmin është i vetmi i financuar plotësisht në mënyrë private në Gjermani dhe pritet të furnizojë vendin me deri në 5.2 miliardë metra kub gaz natyror në vit.