Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga momenti kur Sali Berisha, merr pjesë në ceremoninë e mbajtur për 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Laç.

Meta në mbishkrimin e videos shpreh urimet për demokratët e Kurbinit për këtë përvjetor të themelimit të PD-së.

Gjithashtu ai shprehet i bindur se kandidatura e Behar Haxhiut për zgjedhjet lokale do të jetë triumfues në këtë bashki.

“Urimet më të përzemërta për demokratët e Kurbinit në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike.

I bindur se me kandidaturën e z.Behar Haxhiu si kryebashkiak i Kurbinit në 14 Maj, Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa sot shënohet 12-vjetori i vrasjeve të 21 janarit, gjatë protestës së thirrur për korrupsionin e Ilir Metës.