Aktori i njohur shqiptar, Heroin Mustafaraj, i njohur ndryshe edhe si ‘Beni ecën vetë’ ishte së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP. Pak javë më parë, publiku vendosi ta largojë me votë, teksa edhe pse qëndroi pak ditë, Herioni e ka tashmë një ide se kush mund ta fitojë këtë reality show.

E nuk është ai që mendoni të gjithë. Herioni nuk mendon se këtë edicion mund ta fitojë Luizi, teksa zbulon se kur ishte në shtëpi, ai mendonte së Big Brother nuk do ta fitonte asnjë prej artistëve. Herioni zbulon se këtë edicion të Big Brother mund ta fitojë Kiara Tito.

“Kam prerë një bast me gjithë personazhet e BB kur isha brenda në shtëpi. U thashë që “Asnjë artist nuk e fiton këtë BB”. Kur them asnjë artist nga banorët, përfshij dhe këngëtarët. Sot them që Kiara Tito e fiton, e kush të dojë nga miqtë të vërë bast këtu me emrin e atij ose asaj nga banorët që mendojnë.

Basti është i thjeshtë: Detyrimi i një dreke ndaj fituesit përpara kamerave televizive për një post reality show pas BB. Me respekt për gjithë banorët e ndjekësit e këtij shou. Basti im është për … Kiara Titon. (Do jenë më funksionale video-mesazhet në këtë postim për prezantim të idesë si një Post BBvip2 shou)”- shkruan Herioni në Facebook.