Nëse Lu.fta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, goditjet me ar.më bër.thamore ishin planifikuar në detaje si nga SHBA, ashtu edhe nga Bashkimi Sovietik.

Në Shtetet e Bashkuara janë deklasifikuar dokumente sekrete të asaj kohe, mbi planin amerikan në rast se shpërthente lu.fta bë.rthamore. Harta me qytetet që do goditeshin përfshinte Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Harta është zbardhur nga sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetown dhe është publikuar sot nga DITA. Ajo shoqërohet me listën e objektivave për goditje bër.thamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959.

Si objektiva ushtarakë në listën prioritare ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, si dhe bazat e ushtrisë sovjetike, Berlini Lindor dhe Varshava. Më tej lista përfshin një sërë qytetesh si Bukureshti, Sofja, Budapesti, Pekini, Moska, Leningrad. Në objektivat ballkanikë përfshihet edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova me gjasë për shkak të aeroportit dhe naftës si dhe Tirana.

Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët çka shpjegon edhe hyrjen në listën e goditjeve fatale.