Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ndodhet në Washington i ftuar për të marrë pjesë në Kongresin Amerikan për të folur në forumin me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin rus në Ukrainë dhe influencën malinje të Kinës në Europë”. Në forum marrin pjesë Kryeministra, Ministra, deputetë dhe lider të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në Kongres, numri dy i socialistëve është pritur në një takim të veçantë nga kongresmeni Robert Adelholt. Robert Aderholt është bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.
“Washington – Me një mik të vjetër timin dhe të Shqipërisë, kongresmenin Robert Adelholt teksa ndodhem në Kongresin amerikan i ftuar për të folur në forumin me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin rus në Ukrainë dhe influencën malinje të Kinës në Europë”. Në forum marrin pjesë Kryeministra, Ministra, deputetë dhe lider të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Gjiknuri.