“Edhe ne, të lidhur fort me fjalët e fundit të Zotit dhe me dëshmitarin që shënoi jetën e tij, duam, si komunitet kishtar, të ndjekim gjurmët e tij dhe t’ia besojmë vëllanë në duart e Atit”. Kështu Papa Françesku në predikimin e meshës funerale për Papa emeritus Benedikti XVI.

“Jemi këtu me aromën e mirënjohjes dhe me vajin e shpresës për t’i treguar atij edhe një herë dashurinë që nuk humbet; duam ta bëjmë me të njëjtën vajosje, urtësi, delikatesë dhe përkushtim që ka mundur të dhurojë ndër vite. Është populli besnik i Zotit që, i mbledhur së bashku, shoqëron dhe ua beson jetën atyre që kanë qenë bariu i tyre”, tha ai.