Teksa jemi 12 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit që shkaktoi 4 viktima, ende nuk kemi një hetim të përfunduar dhe një panoramë të qartë.

Për të folur për këtë cështje i ftuar në studion e ABC News ka qenë i ftuar analisti Shpëtim Nazarko, i cili është shprehur se në një vend si i joni drejtësia mund të vonojë, por do të dalë në dritë.

Nazarko shtoi se fshirja e serverëve nga qeveria e mëparshme përbën një akk kriminal dhe kjo e vështirëson akoma më shumë hetimin dhe po ashtu e bën atë edhe më të kushtueshëm.

12 vite nga 21 Janari ende nuk ka drejtësi?

Nuk është ndonjë çudi, shpesh qarkullon fakti që nëse në gjermani zgjidhen 1 vit, francë 2, Shqipëri 10-15 vitesh.

Drejtësia vihet në vend, herët apo vonë. I kam ndjekur ngjarjet, duket që ajo që ka ndodhur heqja e servera nuk të con asgjëkundi. Jemi të rrethuar nga aletatë dhe armiqë dhe pamjet mund të na i sigurojnë ata me pagese.

Berisha dhe të tjerët që kanë fshehur serverat kanë bërë gabim, aq me tëpër kur kan qenë trë bindur se kanë brenda ligjit. Ky dokument i nxjerr palët zbuluar dhe thellon dyshimet për servert.

Mësim i dytë është ajo që në këto raste, shikoni se ku shkon pasojat, pasoja që në fillim të fshihen, por drejtësia vihet në vend në fund fare.

Besoj që përtej asaj, majftoin që Gjykata të analizojë ngjarjet dhe Berisha të thotë jam apo jo brenda Ligjit.

Pamjet e reja bëjnë të mundur që s’ka me alibi për hapjen e hetimeve?

Absulotisht shërben. Unë nuk pash që aty të jetë dhënë që hapi tjetër do të jetë goditje. Por rëndësi ka pasoja dhe në mund të gjykojmë a është qeveria e at’hershem brenda ligjit apo jo.

Drejtësia e athershem ka vepruar në bazë të asaj që ka thënë qeveria e asaj kohe. Mungesa e servara mund të ketë penguar drejtësinë e mëparshme.

Gjithë dokumenti që japin të huajt bëjnë që ta shohësh mirë skenën dhe të marrësh masa. Qeveria ka bërë gabim që ka fshirë serverat, është akt kriminal. Së dytë sepse drejtësia ska ku të vejë edhe në vende si ne, por me një kosto më të madhe.

Ritheksoj, ngjarja e 21 janarit duhet të japi mësimi klasës politikke që të mos bëjnë me protesta të kësaj natyre.

Pse nuk e pranoi Berisha ekspertizën e FBI, që edhe Arvizu i konfirmoi?

Mendoj që Berisha, natyrisht është njëri me intelekt, besoj që ka pasur një problem shumë të madh, pikërisht servarat nuk mund t’i fshiheshin FBI.

Unë e kuptoj që Berisha ka pasur probleme, por mund ta ketë mbuluar me atë qëndrimin jo dashamirës.

Non grata, mund të ketë lidhje në lidhje me atë që disponon SHBA?

Ajo që di unë, është pa kuptim ti kërkosh perandorive historinë e dosjes tënde. Mos të duken çudi që edhe dokumentat e Shqipërisë që kanë 600-700 vjet nuk t’i japin edhe sot e kësaj dite.

Edhe ata shantazhojnë dhe nxjerrim përfitimet e veta. Ose do ti bindesh, ose do të bësh këtë që bën Berisha sot.

Manja u shpreh që SPAK duhet të nisë hetimin sa më shpejt?

Ai ka bërë detyrën. SPAK nuk është segmenti i drejtësisë, nuk ka asnjë lidhje. Edhe pa atë njoftimin do bëjë punën e saj. Unë besoj se SPAK e ka nisur hetimin.

Mos ndjekja nga SPAK e cështjeva serioze, forcat një person për një periudhë kohore, por dëmton shtetin.