Situata e Nicolo Zaniolos te Roma ka tejkaluar limitet. Kjo sepse tifozët ultras të ekipit po kërkojnë të hakmerren ndaj futbollistit, i cili ka kërkuar të largohet në merkaton e janarit.

Fillimisht ka qenë një banderolë fyese e vendosur në një urë në Romë, ndërsa pas humbjes me Napolin ultrasit kanë shkuar te shtëpia e 24-vjeçarit, duke e kërcënuar të largohet nga qyteti. Madje tifozët në fjalë janë parë shumë agresiv dhe kanë qenë të armatosur, duke shkaktuar frikë te Zaniolo. Ky i fundit ka njoftuar policinë, ndërsa i ati përpiqej ta qetësonte. Sakaq e ëma dhe motra e tij kanë denoncuar atë që ndodhi në rrjetet sociale.