Rita Ora u shfaq e mahnitshme teksa performonte në klubin e natës Heaven në Londër.

Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj joshëse me një fustan rozë latex, i cili ngjitej pas linjave të saj, veshja e saj asimetrike ishte plotësisht e tejdukshme, duke lejuar një vështrim te të brendshmet e saj poshtë fustanit.

Krijuesja e hiteve kompletoi pamjen e guximshme me një grim joshës të fytyrës, duke përfshirë një shkëlqim buzësh. Rita performoi këngën e re të saj “You Only Love Me”, si dhe hitet e saj më të mëdha.